26/06/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Rindërtimi i UNMIK do të jetë një operacion disi radikal që do të ndryshojë strukturën e tij gjerësisht, tha të mërkurën (25 qershor) shefi i ri i misionit Lamberto Zanieri. "Ristrukturimi do ta rilidhë atë me ralitetetet në terren," u tha Zanieri gazetarëve në Prishtinë. Këto realitete përfshijnë vendosjen e një force të re policore dhe të lidhur me gjyqet, EULEX.
Më vete, të mërkurën, zëdhënësi i departamentit të shtetit të SHBA Tom Kejsi duke marrë pyetje nga senatorët e SHBA, i bëri jehonë këtij mendimi, duke e përshkruar UNMIK si "një operacion më i vogël që megjithatë ka një rol të rëndësishëm".
Në lajme të tjera të mërkurën, kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, tha se ai pret që të gjithë vendet në rajon të njohin Kosovën "sa më parë të jetë e mundur". "Ne shpresojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt," i tha Feith radios dhe televizionit të Malit të Zi (RTCG) me bazë në Podgoricë. Ai tha se ndërsa Beogradi mund të mos e shihte miqësisht njohjen, ajo do të kontribuonte në stabilitetin rajonal. (Shekulli - 26/06/08; UNMIK website, Fonet, Beta, US State Department website, RIA Novosti, Blic, ITAR-TASS, RTCG, Makfax, Net press - 25/06/08)