24/06/2008
TIRANË, Shqipëri -- Bizneset në Shqipëri kanë pak apo aspak sens të përgjegjësisë sociale, sipas një sondazhi të financuar nga UNDP botuar të hënën (23 qershor). Raporti tregon nivelin e ulët të përfshirjes së biznesmenëve lidhur me donacionet, asistencën sociale apo mbështetjen financiare. "Është e rëndësishme të theksohet se kompanitë shqiptare nuk japin para për bamirësi," tha përfaqësuesja e UNDP Marina Kaneti, duke shtuar se strukturat e shtetit duhet të bëjnë më shumë. (Shekulli - 24/06/08; Top Channel, Alsat - 23/06/08)