PACE i kërkon Gjykatës Kushtetuese të Turqisë të vendosë në bazë të parimeve evropiane

24/06/2008

ANKARA, Turqi -- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) i kërkoi të hënën (23 qershor) Gjykatës Kushtetuese të vendosë në përputhje me parimet everopiane lidhur me një rast gjyqësor të mbylljes kundër Partisë për Drejtësi e Zhvillim (AKP). Në një masë të pazakontë, presidenti i PACE Luis Maria de Puig thirri një sesion të enjten mbi "funksionimin e institucioneve demokratike në Turqi" me qëllim që të diskutohet rasti i mbylljes kundër AKP. Partia sekulariste e opozitës, Partia Popullore Republikane është kundër sesionit të posaçëm të PACE . Kryeprokurori i Gjykatës së Apelit Abdurrahman Jalçinkaja paraqet rastin e vet në gjykatë të martën. Ai thotë se AKP kërcënon sekularizmin në Turqi. (Zaman, Sabah - 24/06/08; Anadolu news agency, Hurriyet - 23/06/08)