24/06/2008
PARIS, Francë -- Dhoma e sipërme e parlamentit, Senati, hodhi poshtë të hënën (23 qershor) një projekt të reformës institucionale që kishte për qëllim të fuste një referendum mbi anëtarësimin në BE të Turqisë. Dhoma e ulët e miratoi masën në fund të majit. Senatorët megjithatë, e kritikuan atë si "abuzive" dhe "diskriminuese" ndaj "një aleati e miku" të Francës. Presidenti Nikola Sarkozi është kundër anëtarësimit të Turqisë në BE, duke pretenduar se vendi nuk është në Evropë. Në vend të anëtarësimit të plotë, ai mbështet një status "partneriteti të privilegjuar" për Turqinë. Ankaraja këmbëngul në pranimin e plotë. (Hurriyet - 24/06/08; AFP - 23/06/08)