Vdesin nëntë vetë në përplasje në Turqinë juglindore

23/06/2008

ANKARA, Turqi -- Nëntë vetë vdiqën dhe gjashtë pësuan plagosje në një përplasje midis një minibusi dhe një treni mallrash të hënën (23 qershor) në krahinën Gaziantep. Minibusi, i cili mbante miqtë që ktheheshin nga një dasmë, goditi një tren që udhëtonte nga Malatia për në Iskanderun, pranë Karaburçlu. Treni e hoqi osh makinën për rreth 500 metra. (Hurriyet, Milliyet - 23/06/08)