Polici serb i Kosovës qëllohet për vdekje në fshatin verior

23/06/2008

PRISHTINË, Kosovë – Autoritetet gjetën një polic të qëlluar për vdekje në makinën e tij në Kosovën e veriut të dielën (22 qershor). Sulmuesit e armatosur qëlluan viktimën, një serb i Kosovës, me gjasë kur ai po ngiste makinën në fshatin Rudare, 5 km në veri të Mitrovicës, në një zonë me mbizotërim serb etnik. Policia thotë se po ndalon dy të dyshuar serbë.

Kryebashkiaku i Mitrovicës Bajram Rexhepi paralajmëroi se tensionet në qytetin e ndarë etnikisht mund të rriten në qoftë se nuk merren masa për t'i dhënë fund pranisë së strukturave policore serbe në Kosovën e veriut.

Gjithashtu të dielën, qindra të burgosur në burgun e Dubravës nisën një grevë urie, duke kërkuar një ligj amnistie dhe kushte më të mira në burgun më të madh të Kosovës. Një i burgosur thotë se po proteston çdo i burgosur. (Koha Ditore, Express - 23/06/08; KTV, Kosovalive - 22/06/08)