20/06/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- BiH do të vendosë një njësi këmbësorie në Irak, i tha gazetës Dnevni Avaz të enjten (19 qershor) shefi i shtabit të ushtrisë së BiH, gjeneral Sifet Poziç. Njësia me 49 anëtarë do të niset në gusht. Ajo do të marrë trainim gjatë tre muajve të fundit dhe do të ketë trainim përfundimtar në Kuvait përpara se të vendoset në Irak. (Dnevni Avaz, B92, AP - 19/06/08)