20/06/2008
ANKARA, Turqi -- Zyrtarët e BE përsëritën mbështetjen e tyre për Partinë qeverisëse për Drejtësi e zhvillim (AKP) të Turqisë në rastin e mbylljes që do të shqyrtophet nga Gjykata Kushtetuese. Të enjten (19 qershor) presidenca sllovene e BE dhe Komisioni Evropian lëshuan të dyja deklarata që thoshin se BE priste që verdikti final të ishte në përputhje me parimet e Bashkimit, që do të thotë se partia nuk do të ndalohej. Presidenti i Parlamentit Evropian Hans-Gert Potering dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso tha se mbyllja e AKP do të shpinte në pasoja serioze. Zëdhënësja e komisionerit të zgjerimit të BE Olli Rehn, Kristina Nagi tha se përfundimi i rastit duhet të ishte i përkueshëm me parimet demokratike, rendin e ligjit dhe udhëzimet e Komisionit të Venecies.
Në lajme të tjera, grupi kryesor i biznesit i Turqisë, TUSIAD bëri thirrje për një platformë më të gjerë për ndërtimin e një kushtetute të re. Grupi tha se përgatitja e një kushtetute të re duhet të përfshinte jo vetëm politikanët por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, akademikët dhe insitutcionet gjyqësore. Zyrtarët e AKP përshëndetën thirrjen e TUSIAD. (Hurriyet, Sabah, Zaman - 20/06/80)