18/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Prokurori i krimeve të luftës Vladimir Vukçeviç ka marrë një kërcënim të ri vdekjeje, tha të martën (17 qershor) zëdhënësi i prokurorisë Bruno Vekariç. Kërcënimi erdhi nga ekstradimi i të arratisurit për krime lufte Stojan Zupljanin në Hagë javën tjetër. Policia e kapi atë javën e kaluar pranë Beogradit. Thirrja në telefonin privat të Vukçeviç erdhi nga Hollanda. "Ky ishte një kërcënim shumë dramatik dhe i thënë troç. Zëri tha se arrestimi i Zupljanin do të ishte i fundit që tolerohej por Vukçeviç nuk do të falej për ekstradime të tjera," tha Vekariç. Një kërcënim bombe pasoi transferimin e Zupljanin në burg në Beograd. Më parë këtë vit, policia zbuloi një komplot vrasjeje kundër Vukçeviç. (SRNA, RTS, B92, Reuters, AP - 17/06/08)