18/06/2008
ANKARA, Turqi -- Gjykata Kushtetuese vendosi të martën (17 qershor) se sesioni i parë në gjyqin mbi Partinë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) do të bëhet në 1 korrik. AKP ndeshet me ndalimin në qoftë se gjykata vendos se partia kërcënon karakterin sekular të shtetit. Dhjetra politikanë, duke përfshirë presidentin Abdullah Gul, mund të ndalohen nga politika për një periudhë prej pesë vjet. Abdurrahman Jalçinkaja, prokuror për Gjykatën e Lartë të Apelit do të jetë i pari përballë 11 gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese në përshkrimin e rastit të tij kundër AKP. Partia, nga ana e vet, do të paraqesë mbrojtjen e vet me gojë në 3 korrik. Një raportues i caktuar nga Gjykata Kushtetuese do të përgatisë pastaj një raport jo të detyrueshëm mbi thelbin e rastit. (AFP, Voice of America, Reuters, Hurriyet, Zaman, AP - 17/06/08)