Lajçak dhe Dodik dakord që bisedimet për reformën kushtetuese do të fillojnë pas zgjedhjeve lokale të BiH

18/06/2008

BANJA LUKA, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Republika Srpska Milorad Dodik ranë dakord të martën (17 qershor) në Banja Luka se bisedimet e reformës kushtetuese do të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve lokale të 5 tetorit. Lajçak përsëriti se BiH nuk do të jetë në gjendje të zbatojë reformat e axhendës së BE që shpien në statusin e kandidatit me rendin kushtetues aktual. Lajçak vuri gjithashtu në dukje se pasi BiH nënshkroi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE këtë javë, të gjitha partitë duhet të garantojnë një atmosferë pro-evroipiane përpara dhe gjatë zgjedhjeve lokale. Të dy zyrtarët diskutuan gjithashtu takimin e ardhshëm të Këshillit të Zbatimit të Paqes në të cilin BiH synon të provojë se ka përmbushur tre nga pesë kushtet për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 18/06/08; Fena, RTRS - 17/06/08)