KE do të botojë muajin tjetër raportet mbi përparimin bullgar e rumun

17/06/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Zëdhënësi i Komisionit Evropian (KE) Mark Graz njoftoi të hënën (16 qershor) se Komisioni ka ndërmend të paraqesë në 23 korrik raportet e tij mbi mekanizmat mbikqyrës për bashkëpunimin dhe kontrollin e punëve të brendëshme dhe sistemeve gjyqësore në Bullgari e Rumani.

Ndërkohë, qeveria bullgare njoftoi të hënën se kishte dërguar një përgjigje të detajuar, duke përfshirë një përshkrim të masave të marra, lidhur me një letër kritike nga kreu i drejtorisë së zgjerimit të BE, Michael Leigh. Letra e tij e 8 majit, shprehte pakënaqësinë me përpjekjet nga zyrtarët e lartë bullgarë të angazhuar në zbatimin e politikave dhe përthithjes së fondeve në kuadrin e programeve të BE. (BNR, Darik, BTA, Netinfo, BGNES - 16/06/08)