AKP qeverisëse e Turqisë dërgon mbrojtjen në rastin gjyqësor të mbylljes së partisë

17/06/2008

ANKARA, Turqi -- Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) paraqiti argumentet e mbrojtjes së saj të hënën (16 qershor) në rastin gjyqësor të mbylljes që ajo ndesh në Gjykatën Kushtetuese. Zyrtarët e dorëzuan atë 13 ditë përpara afatit përfundimtar në një orvatje për të shpejtuar procesin. Partia është akuzuar për veprimtari që kërcënojnë sekularizmin, të tilla si kalimi i legjislacionit që hoqi, të paktën përkohësisht, ndalimin e mbajtjes së shalleve të kokës në universitete. Mbrojtja e AKP argumenton se padija vjen nga motive politike e ideologjike se sa lidhur me çështje ligjore. Ajo thotë gjithashtu se prokurori e përgatiti padinë duke përdorur informacionin e qëmtuar nga kërkimet në Google se sa nga burimet zyrtare të AKP. Së treti, AKP thotë se ndalimi do të shkelte praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. (Radikal, Milliyet, Zaman - 17/06/08; Cihan, Hurriyet, AP - 16/06/08)