16/06/2008
ANKARA, Turqi -- Një shpërthim plagosi nëntë vetë të dielën vonë (15 qershor) në një kafene në lagjen Byjukçekmeçe të pjesës evropiane të Stambollit. Shpërthimi theu dritaret dhe shkatërroi një makinë të pakuar aty pranë. Dëshmitarët paraprakisht ja veshën shpërthimin një granade.
Në një tjetër incident, një autobus u përmbys në krahinën Samsun në Turqinë veriore herët të hënën, duke vrarë tre vetë e duke plagosur 38 të tjerë. Autobuzi ra në një përroskë të thellë. (DHA - 16/06/08; Reuters, CNN Turk, AFP, Anadolu news agency, ITAR-TASS - 15/06/08)