16/06/2008
BRCKO, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Zyrtarët vunë në prehje të shtunën (14 qershor) mbetjet e 47 viktimave të sulmit serb kundër qytetit të Brcko. Më tepër se 5,000 miq e të afërm bënë respektet e tyre. Trupat qenë midis 277 të gjeturve në një varr masiv pranë Goricës. Autoritetet më parë identifikuan dhe varrosën rreth 80 trupa. 500 vetë të tjerë nga zona e Brcko ende janë të humbur. Anembanë BiH janë rreth 20,000 të humbur si rezultat i konfliktit të 1992-1995. (Dnevni Avaz - 15/06/08; Fena, PBS, AP - 14/06/08)