BDI mund PDSH në rivotimin maqedonas

16/06/2008

SHKUP, Maqedoni -- Bashkimi etnik Shqiptar për Integrimin (BDI) fitoi më tepër vota se rivali i tij kryesor, Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH), gjatë rivotimit të së dielës (15 qershor) në 187 qendra votimi ku ndodhën shkelje të mëdha në zgjedhjet e parakohëshme të 1 qershorit. Votimi u ribë në tre zona zgjedhore, shumica të populluara nga shqiptarët etnikë. Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, BDI fitoi 12.77% të votave, duke marrë 18 vende në parlamentin e ri, krahasuar me 8.47% të votave, apo 13 vende në parlament për PDSH. Koalicioni Për një Maqedoni më të Mirë, kryesuar nga partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski, konfirmoi fitoren e vet duke marrë 48.8% të votave. Opozita SDSM fitoi 23.65%. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 1 qershorit ishte 57.37%.

Rivotimi i së dielës shkoi relativisht i qetë, ndryshe nga votimi i 1 qershorit kur dhuna e lidhur me zgjedhjet mori një jetë dhe plagosi më tepër se dhjetë vetë. Këtë herë, pati një prani të fortë policore në të gjitha qendrat e votimit. (ITAR-TASS, AP, RBK, A1, Makfax - 15/06/08)