15/06/2008
ANKARA, Turqi -- Ushtria filloi të shtunën (15 qershor) një operacion special me qëllim eliminimin e militantëve kurd mbas një seri sulmesh nga ekstremistët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që plagosën të paktën tre punëtorë të hekurudhave turke. Shtabi i Përgjithshëm lajmëroi se operacioni është duke u zhvilluar në provincën e Bingol. (Hurriyet, ITAR-TASS - 15/06/08; Reuters, AP, Anadolu news agency, Xinhua - 14/06/08)