Tërmet i mesëm trondit ishullin e Kretës

12/06/2008

ATHINË, Greqi -- Një tërmet i matur 5.5 sipas shkallës Rihter tronditi të enjten (12 qershor) ishullin e Kretës. Epiqendra ishte në rajonin Zakrou, rreth 385 km në juglindje të Athinës. Nuk pati raportime për viktima apo dëmtime. Sizmologët thanë se tërmeti nuk kishte lidhje me tërmetin e së dielës me magnitudë 6.5 në Greqinë jugperëndimore që vrau dy vetë dhe plagosi më shumë se 200. (ANA-MPA, AP - 12/06/08)