Turqia gati për të nisur kanalin e TV në gjuhën kurde

12/06/2008

ANKARA, Turqi -- Një projekt-ligj që nis një kanal televiziv në gjuhën kurde, pjesë e një nisme të qeverisë përshtatur për pakicën kurde, hyri në fuqi të mërkurën (11 qershor). Masa parashikon ristrukturimin e Korporatës së Radios dhe Televizionit Turk (TRT) për të hequr kufizimet në transmetimet në gjuhë të huaja. Ai lejon gjithashtu transmetuesin publik kombëtar për të punësuar të huaj. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan këmbënguli në mars se drejtorët e TRT duhet të nisnin një kanal të posaçëm që do të transmetonte programe në gjuhët kurde, farsi dhe arabe, në pjesën juglindore të vendit, kufizuar me Irakun e Iranin. Në një përpjekje për të rritur shanset e Turqisë për t'u bashkuar me BE, televizioni publik turk dhe radiostacionet filluan në 2004 të transmetojnë një program 30 minuta në gjuhën kurde, duke hequr një ndalim 15 vjeçar në përdorimin e gjuhës në publik. (AFP, Hurriyet - 11/06/08)