10/06/2008
ZAGREB, Kroaci -- Policitë sllovene e kroate kapën një sasi kokaine të hënën (9 qershor) me vlerë të llogaritur 5 milion euro. E destinuar për tregun kroat, droga, e përzjerë me një likuid të papërcaktuar, kishte një peshë totale prej 380 kg. Policia në Zagreb tha se ajo erdhi nga Kolumbia. Pas zbulimit dhe kapjes së likuidit në portin e Koperit, policia sllovene njoftoi homologët e tyre kroatë dhe e dërgoi atë në Zagreb. Policia kroate arrestoi dy vetë në lidhje me rastin. (AFP, HRT, Makfax, Jutarnji List - 09/06/08)