Policët e pushuar në BiH nisin protesta të reja

10/06/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Policët e pushuar nisën protesta të reja të hënën (9 qershor) në Sarajevë, jashtë Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, duke kërkuar lejën për t'u kthyer në punë. Protestuesit ngulmojnë që Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak të zbatojë vendimin e marë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së rreth një viti më parë që heq ndalimin e përjetshëm të punës që cënon shumicën e tyre. Ata kërcënuan të nisin greva urie të mërkurën në qoftë se autoritetet nuk zgjidhin situatën e tyre. Në 2002, një spastrim i madh i shërbimit të sigurisë nga Forca Policore Ndërkombëtare e OKB-së, shkarkoi rreth 500 policë nga të gjitha komunitetet etnike. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 10/06/08; Fena, RTRS, OHR website - 09/06/08)