Autoritetet greke evakuojnë tre fshatra mes frikës nga pasgoditjet e tërmetit

10/06/2008

ATHINË, Greqi -- Autoritetet të hënën (9 qershor) evakuan tre fshatra në jugperëndim të Greqisë për shkak të rrezikut të pasgoditjeve të forta, pas tërmetit shkatërrues të së dielës në rajonin e Peleponezit. Ai u vlerësua 6.5 sipas shkallës Rihter, vrau dy vetë dhe plagosi 260 të tjerë. Një seri pasgoditjesh deri në 4.7 të shkallës Rihter ndodhën të hënën por sizmologët paralajmërojnë se në zonë janë të mundshme lëkundje më të forta.

Në lajme të tjera, po kërkohet për Jorgo Milonas, president i Federatës së Industrive të Greqisë së Veriut. Njerëz të armatosur të maskuar e kapën pronarin e gjigandidt lokal të aluminit, Alumil, të hënën natën, sipas gruas së tij. Policia gjeti makinën e tij të braktisur rreth 3 km nga shtëpia e çiftit në Selanik. (Naftemporiki, DPA, Reuters - 10/06/08; DPA, ITAR-TASS, AP, Reuters, NET, RIA Novosti - 09/06/08)