Bullgaria do të dërgojë 70 trupa në Afganistan

06/06/2008

SOFJE, Bullgari -- Qeveria vendosi të martën (5 qershor) për të dërguar 70 ushtarë në Afganistan deri në 30 qershor. Njësia e re do të zëvendësojë një njësi të motorizuar bullgare në Kabul. Ata do të ruajnë bazën e depove, do të sigurojnë karvane dhe do të drejtojnë një pikë kontrolli. Qeveria tha se transferimi gradual i përgjegjësive nga Forca Ndërkombëtare e Ndihmës së Sigurisë tek forcat afgane të sigurisë bën të domosdoshme ndryshimin e formës së misionit. (Sega, 24 Chasa - 06/06/08; BNR, Darik, bTV - 05/06/08)