06/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Kreu i Këshillit Kombëtar Serb për Bashkëpunimin me gjykatën e krimeve të luftës të OKB-së, Rasim Ljajiç kundërshtoi të enjten kritikën që kryeprokurori Serge Brammertz bëri në raportin e tij të parë për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ljajiç këmbënguli se katër të arratisurit e profilit të lartë të mbetur nuk janë brenda dorës së autoriteteve serbe siç pretendoi Brammertz më parë këtë javë. Ljajiç mohoi gjithashtu pretendimin e Brammertz se gjykatës i mungon aksesi në arkivat serbe. (Beta, RTS, B92, The Canadian Press - 06/06/08)