Një tjetër vrasës në BiH lë tre të vdekur

05/06/2008

SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) – Një bandit vrau tre persona dhe plagosi një tjeter të martën (3 qershor) në qytetin Bahiç. Policia tha se Sero Hadziç së pari qëlloi një shtetas turk në qytet mbasi kishte vrarë një burrë dhe djalin e tij 24 vjeçar. Më vonë Hadziç pretendohet se plagosi një shtetas tjetër në krahinën e Pokoj para se të kapej nga policia. Incidenti ndjek një vrasje tjetër në të cilën një bandit i sëmurë mendor vrau gjashtë vetë në fshatin Lipnica afër Tuzlës. Tomislav Petroviç, 45 vjeç, pranoi fajin të mërkurën dhe shprehu pendim. (Fena, Nezavisne Novine, NTV Hayat, A1, Tanjug, Beta, Balkan Insight - 04/06/08; Dnevni Avaz - 03/06/08)