05/06/2008
SHKUP, Maqedoni – Zyrtarët doganorë parandaluan një kontigjent trupash paqeruajtësish grekë të kalonin në territorin e Maqedonisë përgjatë rrugës së tyre për në Kosovë sepse u mungonte dokumentacioni i nevojshëm, lajmëroi të mërkurën (4 qershor) zëdhënësi i ministrisë së jashtme maqedonase Vasil Andonovski. Zyrtarët ndaluan një vargan me 50 automjete me 140 ushtarë në kufi të martën dhe i detyruan ata të ktheheshin në bazë në Poliakastro mbas konsultimeve me ministrin e jashtëm grek dhe KFOR-in.
Sipas autoriteteve maqedonase, trupat nuk kishin pasaporta, në vend të tyre treguan dokumentat e tyre të identifikimit dhe punës së NATO-s. Andonovski e lidhi këtë veprim me Marrëveshjen e Statusit të Forcave. Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke George Koumoutsakos u shpreh se maqedonasit shkelën procedurat e zbatuara për tetë vjet. (Vima - 05/06/08; ANA-MPA, Tanjug, Focus, Kathimerini - 04/06/08)