05/06/2008
NJU JORK, Shtetet e Bashkuara – Katër të akuzuarit e gjykatës së krimeve të luftës ë Hagës akoma janë në kërkim nga autoritetet serbe, tha kryeprokurori Serge Brammentz të mërkurën (4 Qershor) në fjalimin e tij të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai zëvendësoi Karla Del Ponten në fillim të vitit. “Ne besojmë fortësisht se të arratissurit e mbetur – Ratko Mlladiç, Radovan Karadxhiç, Stojan Zupljanin dhe Goran Hadziç – janë afër autoriteteve serbe dhe autoritetet serbe mund të bëjnë më shumë për ti gjetur dhe arrestuar ata,” tha Brammentz. Në raportin e zakonshëm të gjashtë mujorit, ai sugjeroi se autoritetet lokale shfrytëzuan pasiguritë politike në Serbi për të justifikuar bashkëpunimin e tyre të pamjaftueshëm. (Blic, Politika, Vecernje Novosti - 05/06/08; B92, AP, DPA, Tanjug, Fena - 04/06/08)