BE paralajmëron Bullgarinë rreth dështimit për të nisur numrin telefonik universal të urgjencës

04/06/2008

BRUKSEL Belgjikë -- Komisionerja e BE për shoqërinë dhe median, Vivianë Reding paralajmëroi të martën (3 qershor) Bullgarinë se Komisoni Evropian (KE) do të padisë vendin po qe se nuk fillon përdorimin e numrit telefonik 112 universal të urgjencës, deri në fund të qershorit. Në një paraqitje në një uebsajt të parashikuar për të informuar publikun rreth përfitimeve të numrit 112, Reding tha se numri telefonik është tani i arritshëm vetëm në Sofje dhe në rrethinat e saj. "Bullgaria është i vetmi vend anëtar i BE ku numri universal i urgjencës nuk funksionon sipas kërkesave," vuri në dukje ajo. (Reuters, Dnevnik - 03/06/08)