04/06/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur (ICPM) me bazë në Sarajevë, thotë se do të ndajë ekspertizën e vet n mbarë botën dhe të bëhet një shpërndarës për identifikimin e personave të humbur. "Efektivisht, ne kemi laboratorin më të madh të identifikimit njerëzor në botë," i tha Reuters të martën (3 qershor) kreu i ICPM Kathryne Bomberger. Ajo shtoi se ekspertiza e ICPM dhe aftësitë e saj mund të ndihmojnë identifikimin në vende të tjera të rrënuara nga lufta si në Liban, Kolumbi, Irak dhe të ndihmojë në pasojat e fatkeqësive natyrore të tilla si cunamit në Azi apo harrikejni Katrina. Në BiH, ICPM ka identifikuar 11,000 nga 17,000 trupa të nxjerra nga varret masive. (Reuters - 03/06/08)