15/05/2008
NIKOSIA, Qipro -- Qeveria njoftoi të mërkurën (14 maj) një ndalim për hir të sigurisë ndaj anijeve private që transportojnë njerëz në dhe nga Libani. Zyrtarët e portit në Qipro spjeguan se sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, transportimi i njerëzve nëpërmjet ujit duhet të bëhet me anije pasagjerësh, jo jahte, të cilave u mungon dokumentacioni i nevojshëm. I vetmi përjashtim mund të jetë transporti i mjekëve nga Organizata Botërore e Mjekëve në Liban. Masa erdhi midis raporteve të medias lokale se pronarët e anijeve po u ngarkonin shuma të mëdha parash njerëzve që transportonin për dhe nga Libani ku trazirat dhe dhuna gjatë javës së fundit ka cënuar lidhjet ndërkombëtare. (Phileleftheros, Reuters, Middle East Online - 14/05/08)