15/05/2008
ATHINË, Greqi -- Një tjetër valë grevash u bënë në Greqi të enjten (15 maj). Organizuar nga një prej sindikatave më të mëdha në vend, GSEE, ajo protestoi kundër privatizimeve të kohëve të fundit, duke përfshirë ujdinë e arritur midis kompanisë shtetërore të telekomunikacioneve OTE me Deutsche Telekom të Gjermanisë si edhe ndaj reformës së pensioneve dhe çmimeve e larta të konsumit. OTE dhe portet kanë ndalur punën për 24 orë. Punonjësit e njësisë kombëtare të elektricitetit (DEI) dhe shërbimeve kombëtare postare (ELTA), të Olympic Airlines dhe kompanisë së furnizimit me ujë dhe të ujrave të zeza në Athinë, janë mbyllur për pesë orë, pak më gjatë se ndërprerja nga punonjësit publikë. Bankat janë gjithashtu të mbyllura. (DPA - 15/05/08; ANA-MPA, AP - 14/05/08)