14/05/2008
SOFJE, Bullgari -- Komisioni Evropian (KE) po kërkon nga ministria e financës të japë një listë të kompanive të kapura me shkeljen e procedurave të fondeve të BE, po ashtu të kompanive që dyshohet se bëjnë kështu. Të martën (13 maj) qeveria lëshoi tekstin e plotë të një letre dërguar javën e shkuar nga Michael Leigh, drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së zgjerimit në BE. Leigh i shkruante zëvendës ministrit të financave Dimitar Ivanovski i cili shërben gjithashtu si zyrtari kombëtar autorizues për fondet e BE. KE thotë se se masat e marra deri tani nuk përmbushën kërkesat e përshkruara në një letër nga Leigh në 28 shkurt dhe japin bazë të pamjaftueshme për të përfunduar se kontratat për financimin e BE janë ligjore dhe i korrespondojnë rregullave respektive. Ai rekomandoi gjithashtu shkarkimin e menazherëve të programave për përdorimin e fondeve të para-pranimit. BE pezulloi në janar pagesat ndaj ministrisë së financave dhe ministrisë së zhvillimit rajonal dhe punëve publike. (Sofia Echo, Focus - 13/05/08)