BE dënon incidentet lidhur me fushatën në Maqedoni

14/05/2008

SHKUP, Maqedoni -- Sllovenia, mbajtësja aktuale e presidencës së rradhës së BE, dënoi të martën (13 maj) incidentet që prishën nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore në Maqedoni përfshirë një orvatje vrasjeje kundër kreut të Bashkimit Demokratik për Integrimin, Ali Ahmeti, të dielën. "Nuk ka vend për dhunë në fushatën zgjedhore," tha qeveria sllovene në një deklaratë, duke ju kërkuar të gjitha partive të bënin zgjedhje të lira, të rregullta e paqësore. Në të njëjtën kohë. Sllovenia i bëri thirrje autoriteteve maqedonase për një hetim në incidentet dhe ndëshkimin e atyre që mbajnë përgjegjësi. Ambasada e SHBA në Maqedoni shprehu gjithashtu shqetësim serioz rreth incidenteve. (Makfax, MIA, A1 - 13/05/08)