11/05/2008
ATHINË, Greqi -- Një tërmet që kapi 5.6 në shkallën Rihter u ndjen në pjesën jugore të Peleponezit herët të djelën (11 maj). Nuk u njoftua asnjë i plagosur ose dëme deri tani. Epiqendra ishte rreth 225km jugperëndim të Athinës. Dridhjet u ndjenë gjithashtu në pjesët qendrore dhe veriore të Greqisë kontinentale. (ITAR-TASS, BTA, Focus, Antena - 11/05/08)