Serbët votojnë për parlamentin

11/05/2008

BEOGRAD, Serbi -- Serbët shkuan në kutitë e votimit të dielën (11 maj) për të zgjedhur parlamentin e tyre të ardhshëm, në një votim që ka vlerën e një referendumi mbi aderimin e ardhshëm të Serbisë në BE. Rezultatet e fundit të sondazheve tregojnë se Partia nacionaliste Radikale Serbe ka mbështetjen e rreth 35% të të gjithë serbëve me të drejtë vote, e ndjekur afër nga aleanca pro-Evropiane e mbledhur rreth presidenitit Boris Tadiç, me rreth 34%.

Kutitë e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit ora lokale dhe do të mbyllen në 8 mbasdite. Zgjedhjet vendore do të mbahen paralelisht me votimin për parlament, duke përfshirë atë në bashkitë e mbizotëruara nga serbët në Kosovë.

Para zgjedhjeve, qeveria miratoi dy dokumente thelbësore në një seancë të premten. I pari ishte marrëveshja e Stabilizim Asociimit e firmosur me BE-në. Kryeministri në ikje Vojisllav Koshtunica dhe anëtarët e kabinetit nga aleanca e tij Partia Demokratike Serb dhe Serbia e Re u larguan nga seanca, duke refuzuar të firmosin marrëveshjen. Ata u kthyhen më vonë për të mbështetur dokumentin e dytë, një marrëveshje energjitike me Rusinë. Ajo u miratua unanimisht. (Tanjug, ITAR-TASS, BBC, Xinhua, Bloomberg, AFP, Blic - 09/05/08)