Policia e RS bastis përsëri shtëpitë e ndihmësve të dyshuar të Karaxhiç

09/05/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Policia e Republika Srpska (RS) bëri një seri tjetër bastisjesh të enjten herët (8 maj) në shtëpitë e përkrahësve të dyshuar të të arratisurit për krime lufte Radovan Karaxhiç. Policia kontrolloi shtëpitë e Borisa Bariçanin dhe Dushko Mihajloviç, në qytetin Pale në lindje të Sarajevës. Të dy ata shërbyen si truproje të Karaxhiç gjatë konfliktit 1992-1995. Policia kërkoi për materiale apo informacione të tjera lidhur me vendndodhjen e tij. Ai është arratisur që nga 1005 kur gjykata e OKB-së për krimet e luftës e paditi atë për genocidin e Srebrenicës dhe krime të tjera lufte. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 09/05/08; RTRS, PBS, Fena, AP - 08/05/08)