02/05/2008
ZAGREB, Kroaci -- Në shërbesa më vete të enjten (1 maj) Kroacia dhe Serbia shënuan 13 vjetorin e operacionit Vetëtima, rimarrja e diskutueshme nga Zagrebi e Sllavonisë Perëndimore, një territor serb i shkëputur në Kroaci. Një shërbesë kishtare në Sllavoninë Perëndimore përkujtoi 42 ushtarët kroatë që u vranë në operacion. Presidenti kroat Stipe Mesiç, kryeministri Ivo Sanader dhe kryetari i parlamentit Luka Bebiç ndoqën ceremoninë. Mesiç dhe Sanader përshëndetën operacionin si fillimin e rrugës graduale të Kroacisë për çlirimin e plotë.
Ndërkohë, në kishën e Shën Markut, në Beograd, një shërbesë përkujtoi viktimat e asaj që serbët e quajnë agresion kroat kundër bashkëatdhetarëve të tyre në Sllavoninë Perëndimore. Sipas Serbisë, operacioni i cili zgjati më pak se 36 orë, rezultoi në vdekjen e 280 vetëve dhe përzënien e 15,000 serbëve nga shtëpitë e tyre. Komiteti i Helsinkit i Kroacisë thotë se 83 civilë serbë vdiqën. (HRT, HINA, Vecernji List, Tanjug, Blic - 01/05/08)