02/05/2008
HAGË, Hollandë -- Gjykata e OKB-së njoftoi të enjten (1 maj) se i dha një lirim të përkohshëm Bruno Stojiç, i cili ndeshet me akuza për krime lufte kundër muslimanëve boshnjakë dhe të tjerëve jo-kroatë gjatë konfliktit në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). Stojiç mori lirimin e tij të martën dhe duhet të kthehet në Hagë në krye të javës tjetër, kur avokatët e tij fillojnë mbrojtjen. Udhëheqës i nivelit të lartë i njësisë kroate boshnjake të kohës së luftës, Herxeg-Bosnja, ai është në gjyq me pesë bashkëtëpandehur për krime lufte të kryera në 1992 dhe 1993 në BiH qendrore dhe jugperëndimore. Gjyqi nisi dy vjet më parë. Prokurorët kompletuan argumentet e tyre në shkurt. (RTRS, SRNA, UN website - 01/05/08)