02/05/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Marrëveshja e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) e saponënshkruar e Serbisë me BE ndezi protesta në Mitrovicën veriore të enjten (1 maj) ndërsa demonstruesit dogjën një flamur të SHBA dhe një fotografi të presidentit serb Boris Tadiç. Rreth 50 anëtarë të grupit Trashëgimtarët e Luftëtarëve Serbë të Frontit të Selanikut 1912-1920, kënduan sllogane të tilla si "Nuk e duam Evropën" dhe "NATO, Janki, EULEX, ikni". Një anëtar i grupit tha se ajo ishte një protestë "kundër marrëveshjes së turpshme të nënshkruar midis Serbisë dhe BE, që sipas nesh nuk është e vlefshme". Kryeministri serb Vojislav Koshtunica e kundërshtoi marrëveshjen sepse ajo nuk përcaktonte që Kosova mbetet një pjesë integrale e Serbisë.
Ndërkohë, mijra punëtorë kërkuan paga më të larta dhe më tepër të drejta, në sheshin Nikola Pashiç në Beograd të enjten në një tubim të Ditës së Majit. Tadiç dhe ministri i puinës dhe politikës sociale Rasim Ljajiç u bashkuan me protestën e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Serbisë. (VOA, BalkanInsight, B92, Tanjug, Beta - 01/05/08)