Berisha i Shqipërisë takon kreun e shqiptarëve në Maqedoni

02/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Kryeministri Sali Berisha u takua të enjten (1 maj) në Tiranë me Menduh Thaçin, kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni. Ata diskutuan zgjedhjet që vijnë atje. Berisha u kërkoi shqiptarëve etnikë të respektojnë një proces të qetë dhe demokratik ndërsa Thaçi e siguroi atë se partia e tij mbron zgjedhjet që përmbushin të gjitha standardet evropiane. Ai uroi gjithashtu Berishën mbi ftesën e fundit të Shqipërisë për t'u bashkuar me NATO, duke përsëritur se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është NATO dhe BE.

Në lajme të tjera të enjten, qeveria shqiptare njoftoi se do të shkurtojë 600 vende pune në dy ministri në një orvatje për të shkurtuar buxhetin. Vëzhguesit presin shkurtime në ministrinë e arsimit dhe ministrinë e mirëqënies sociale, transportit e telekomunikacionit. (Shekulli - 02/05/08; BallkanWeb, TopChannel - 01/05/08)