VMRO-DPMNE nënshkruan koalicionin parazgjedhor me 18 parti të vogla

02/05/2008

SHKUP, Maqedoni -- Kryeministri Nikola Gruevski, kreu i VMRO-DPMNE qeverisëse nënshkroi një marrëveshje koalicioni të enjten (1 maj) me 18 parti të vogla përpara zgjedhjeve të parakohshme të 1 qershorit. Koalicioni përfshin Aleancën Demokratike, Partinë Socialiste të Maqedonisë, Ringjalljen Demokratike të Maqedonisë dhe Partinë e Drejtësisë.

Ndërkohë, Partia e Re Social Demokratike (NDSP), një partner koalicioni në qeverinë që ikën, njoftoi të enjten se do të bashkohet me koalicionin "Për një Maqedoni Evropiane" të kryesuar nga Aleanca Social Demokratike për Maqedoninë (SDSM). Anëtari i NDSP dhe ministri i mbrojtjes që largohet, Lazar Elenovski, ish deputeti Vele Mitanovski dhe ish ministrja e ekonomisë Vera Rafailovska njoftuan se po ikin nga NDSP dhe po formojnë fraksionin e tyre pas vendimit të partisë për t'u bashkuar me SDSM. Elenovski thotë se për muaj të tërë ka patur "dallime konceptuale" midis të dy grupeve brenda partisë. NDSP mban 7 nga 120 vendet në parlament. (Dnevnik - 02/05/08; Netpress, Focus, Balkan Insight - 01/05/08)