Greqia ekstradon në Kroaci dy serbë etnikë të dyshuar për krime lufte

01/05/2008

ZAGREB, Kroaci -- Greqia i dorëzoi Kroacisë të mërkurën (39 prill) serbët etnikë Ernest Raxhen dhe Dushan Maslovar, kërkuar nga Zagrebi për krime lufte kundër civilëve gjatë konfliktit 1992-1995. Raxhen do të dalë në gjyq në Zadar për përfshirje të dyshuar në një masakër në 1991 të rreth 50 civilëve në atë zonë. Maslovar është nën hetim nga një gjykatë në qytetin Sisak. Kroacia kërkoi ekstradimin e dy të dyshuarve në 2006. (AFP, HRT, RTRS, SRNA - 01/05/08; Vecernji List, Beta - 30/04/08)