Qeveria bullgare do të shkarkojë 13 zëvendës ministra

01/05/2008

SOFJE, Bullgari -- Pas një sesioni kabineti të mërkurën (30 prill), kryeministri Sergej Stanishev njoftoi se 13 zëvendës ministra humbasin punën e tyre në një javë. Partia qeverisëse Socialiste Bullgare dhe partneri i saj i koalicionit, Lëvizja Kombëtare për Stabilitet e Progres, do tëheqin gjashtë nga zëvendës ministrat e tyre secila ndërsa Lëvizja për të Drejta e Liri do të heqë një. Stanishev theksoi se ndryshimet vijnë më së shumti për arsye funksionale. Valentin Petrov, kryesekretari i ministrisë së brendshme do të ikë gjithashtu për shkak të ndryshimeve të planifikuara midis autoriteteve të zbatimit të ligjit. (BGNES, BTV, BTA, Actualno, Darik -- 30/04/08)