01/05/2008
TIRANË, Shqipëri -- Presidenti Bamir Topi ktheu në parlament për rishqyrtim një projekt-ligj të diskutueshëm të mërkurën (30 prill). Masa që përcakton ndryshimet në ligjin mbi legalizimin e pronës, ka për qëllim frenimin e ndërtimit të paligjshëm të përhapur. Ligjbërësit e opozitës kritikuan amendamentet, ashtu siç bënë edhe anëtarë të Partisë Republikane e cila është pjesë e koalicionit qeverisës. Kundërshtimi kryesor vjen nga transferimi i planifikuar i kompetencave nga autoritetet lokale tek një agjensi e legalizimit dhe kalimi i amendamenteve edhe pse votoi më pak se gjysma e anëtarëve të parlamentit. Kjo shënon herën e parë që Topi kthen një projekt-ligj miratuar nga shumica që e zgjodhi atë. (VOA, BBC, Tema, BallkanWeb - 30/04/08)