01/05/2008
ANKARA, Turqi -- Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) dërgoi të mërkurën (30 prill) mbrojtjen e vet paraprake në rastin e mbylljes ngritur kundër saj nga kryeprokurori Abdurrahman Jalçinkaja. Ky i fundit thotë se AKP është tani "një pikë qendrore e veprimtarive anti-sekulare" dhe do që 71 zyrtarë të lartë të saj të ndalohen nga politika për pesë vitet e ardhshme. Në këtë numër përfshihet kryeministri Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti Abdullah Gul. (Milliyet, Sabah, Radikal - 01/05/08; NTV, Hurriyet, Reuters - 30/04/08)