Sekretari i OKB-së thotë se situata në Kosovë po përmirësohet

01/05/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun thotë se situata në Kosovë po përmirësohet dhe se ajo do të vazhdojë të jetë e tillë kur të hyjë në fuqi kushtetuta e re në 15 qershor. "Jam i kënaqur se deri tani nuk ka patur përleshje etnike në Kosovë dhe unë u bëj thirrje të dy palëve të përmbahen nga hapat e njëanshëm që mund të provokojnë dhunë," tha Ban të mërkurën (30 prill). Ai shtoi se këtë vit OKB do të mbikqyrë situatën në terren në ish krahinën serbe.

Ndërkohë, zëdhënësi i NATO-s James Appathurai tha në Bruksel të mërkurën se Aleanca ka nisur rishqyrtimin e operacioneve të saj paqeruajtëse në Kosovë "për t'ju përshtatur zhvillimit të situatës në terren" që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurt. Appathurai njoftoi se NATO ka në plan të përgatisë një projekt-plan të operacioneve i cili do të marrë parasysh "detyrat e reja", por ai nuk dha hollësira. Ai vuri në dukje megjithatë se të gjitha veprimtaritë e NATO-s do të përputhen me mandatin e OKB-së. (RTV 21, Kosovalive, Top Channel, Beta - 30/04/08)