29/04/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak qortoi partinë qeverisëse të Republika Srpska, Bashkimin e Social Demokratëve të Pavarur dhe opozitën kryesore të Federatës së BiH, Partinë Social Demokratike të hënën (28 prill) për retorikën e tyre të ashpër,siç thuhet në ditët e fundit. Lajçak e përshkroi atë si "politikë megafonesh që ka për qëllim fushatën zgjedhore se sa zgjidhjet." Të dy partitë u grindën së pari rreth raporteve të financimit të pezulluar për televizionin shtetëror të BiH dhe thirrjeve për reformë ndaj transmetuesit publik PBS. Që andej ata shkëmbyen grushte rreth rendit kushtetues në BiH. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 29/04/08; OHR website, RTRS, Fena - 28/04/08)