KE mbështet riorganizimin e kabinetit bullgar

29/04/2008

SOFJE, Bullgari -- Zyra e shtypit e qeverisë njoftoi të hënën (28 prill) se presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso shprehu mbështetje për riorganizimin e qeverisë në një bisedë telefonike me kryeministrin Sergej Stanishev në fund të javës së shkuar. Barroso përshëndeti në veçanti caktimin e një nënkryeministri pa portofol i cili do të mbikqyrë përthithjen e fondeve të BE. Të dy zyrtarët diskutuan gjithashtu reformat e ardhshme në ministrinë e brendëshme, tronditur së fundmi nga një skandal korrupsioni. (Trud, Actualno, BGNES - 29/04/08; Xinhua, BTV, Sofia news agency - 28/04/08)