Gjykata turke liron kreun e partisë pro-kurde

29/04/2008

ANKARA, Turqi -- Një gjykatë ushtarake liroi të hënën (28 prill) kreun e partisë më të madhe pro-kurde, i cili ndeshet me akuza për lëshimin e një raporti të fallsifikuar mbi gjendjen e tij shëndetësore për t'ju shmangur shërbimit ushtarak. Ndonëse gjyqi i tij vazhdon, autoritetet e shpunë Nuretin Demirtas, 35 vjeç në një kazermë rreth 250 km në veri të Ankarasë për të filluar stërvitjen ushtarake. Që nga nëntori, ai ka drejtuar Partinë e Shoqërisë Demokratike, e cila ka 20 vende në parlament dhe kërkon autonominë për juglindjen e Turqisë, zonë e populluar kryesisht nga kurdë. Demirtas kaloi vite në burg për anëtarësim në Partinë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit. (Anadolu news agency, AP - 29/04/08; Anadolu news agency, Hurriyet, AP - 28/04)