Ndërmjetësi Nimetz do të takohet më vete me përfaqësuesit grekë dhe maqedonas

29/04/2008

SHKUP, Maqedoni -- I dërguari i OKB-së Matthew Nimetz thirri përfaqësuesit grekë e maqedonas në konsultime më vete në Nju Jork, konsultime që kanë për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit midis të dy vendeve, raportuan të hënën (28 prill) mediat greke e maqedonase. Burimet thonë se i dërguari maqedonas Nikola Dimitrov takohet me Nimetz të martën dhe të mërkurën ndërsa konsultimet me përfaqësuesin grek Adamantios Vasilakis do të bëhen të mërkurën dhe të enjten. Nuk ka në axhendë takim midis Dimitrov dhe Vasilakis. (Dnevnik, Sky - 29/04/08; Makfax, Kanal 5, A1 - 28/04/08)